Veteranët kroatë të luftës e “kallin” Zagrebin VIDEO

0

Luftëtarët kroatë të demobilizuar të cilët që nga dje po protestojnë në sheshin Markov të Zagrebit duke kërkuar te takohen me kryeministrin Zoran Milanoviq edhe më tej nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre. Ata i kanë kaluar edhe rrethojat e vendosura përreth kishës së Shën Markut aty ku e kaluan natën dhe janë përleshur me policinë.

Televizioni N1 raporton se me këtë rast ka ardhur deri te përleshja e policisë dhe demonstruesve, ku u hodhën edhe lëndë djegëse në drejtim të policisë, ku me pas ata u tërhoqën dhe veteranët avancuan duke u bërë thirrje policisë që mos të dëgjojnë urdhrat.

Deri te eskalimi i situatës erdhi kur grupi i dytë prej 200 veteranëve tentoi t’i bashkohet demonstruesve të cilët që nga dje janë mbledhur në Sheshin e Markut.

Veteranët edhe më tej po tentojnë që të bisedojnë me kryeministrin Millanoviq, kurse e kanë refuzuar ofertën e ministrin Maqit i cili erdhi për t’u takuar me ata dhe i cili ju tha atyre se mund të bisedojnë të hënën me kryeministrin.

Veteranët kroatë që po protestojnë që 222 ditë kërkojnë zëvendësimin e ministrit Predrag Matiq dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke insistuar në mbrojtje më të mirë të të drejtave të tyre. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here