Veteranët e UÇK-së u kërkojnë deputetëve të mos e votojnë Gjykatën Speciale

0

Organizata e Veteranëve të UÇK-së po bën thirrje në drejtim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë Gjykatën Speciale. Përmes një komunikate, veteranët ata ftojnë që të zbardhen krimet e forcave të Serbisë në Kosovë.

REAGIM

OVL të UÇK-së, rikonfirmon qëndrimin e saj kundër themelimit të Gjykatës Speciale për të ashtuquajturat krimet e luftës në Kosovë. Njëherësh ne ju bëjmë thirrje deputetëve që mos ta votojnë themelimin e kësaj gjykate.

Duke e konsideruar si gjykatë tendencioze, që dëshiron të barazojë viktimën dhe agresorin, ne ftojmë faktorin ndërkombëtar si dhe institucionet e Kosovës, që të bëjnë zbardhjen e krimeve serbo-jugosllave, të kryera ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë. Tentimi për njollosjen e luftës së pastër të UÇK-së do të dënohet nga historia dhe do të jetë vetëm goditje për vlerat më sublime të kombit shqiptar, por edhe shtetit të Kosovës.

Prishtinë 27 03 2015

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here