Vetëm sot,dy të vdekur në plazhet shqiptare

0

Një fëmijë 6-vjeçar u mbyt paraditen e sotshme në Vlorë teksa ishte duke u larë në det. Fëmija i lindur dhe banues në Selenicë, u gjet pa ndjenja anës bregut, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të vdekjes së tij.

Mësohet se i mituri me inicialet A.L. ishte duke u larë bashkë me hallën e tij, 50-vjeçaren Th.K. në zonën e Ujit të Ftohtë. 6-vjeçari është nxjerrë menjëherë nga uji nga të afrimit dhe efektivë të policisë të cilët e dërguan menjëherë në spitalin rajonal, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës.

Policia po kryen veprimet procedurale për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Pak orë pas ngjarjes në Vlorë, një 65-vjeçar u mbyt në plazhin e Spillesë. Dyshohet se viktima i identifikuar si Xheladin Leçani nga fshati Gosë i Kavajës ka pësuar infarkt kardiak. Të moshuarit iu dha ndihmë nga një spital privat, por nuk qe e mjaftueshme për t’i shpëtuar jetën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here