Vetdorëzohet Bernard Përlazaj, i dyshuar për 45 raste, për fajde, vjedhje, kanosje, mashtrim…

0

Sot në orët e paradites në Sektorin e hetimeve rajonale në Prizren është paraqitur Bernard Përlazaj i shoqëruar nga avokati i tij, pasi ndaj tij policia kishe lëshuar urdhër arrest në bazë e dyshimit se ai së bashku edhe me dy persona tjerë, tanimë të njohur për policinë, me datën 23 shkurt, rreth orës 19:40 minuta i kishin zënë rrugën një qytetari që po lëvizte me veturë në afërsi të shtëpisë së tij. Sipas Policisë së Kosovës Përlazaj ishte futur në makinë me një kopje të letërnjoftimit të babait të viktimës me ç ’rast i kishte thënë se babai i tij i kishte një borxh prej 70 000 eurosh. Babai i viktimës tanimë është i ndjerë. Përlazaj e kishte sulmuar edhe fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Hetuesë rajonalë kanë kryer hetime intensive në koordinim të plotë me prokurorinë e shtetit për zbardhjen e këtij rasti. Bernard Përlazaj pretendon se babai i viktimës i kishte marrë me fajde shumën e parave për një qytetar të cilin nuk e njeh fare. Pas intervistës, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndaljen e Përlazajt nën masën e arrestit policor për 48 orë. Ky qytetar figuron në bazën e të dhënave policore edhe për 44 raste tjera, kryesisht për fajde, vjedhje, kanosje, mashtrim, detyrim e tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here