Veselinoviq: Gruaja e Oliver Ivanoviqit është “grua-djall”

0

Një nga udhëheqësit e Lidhjes për Serbinë, Zhelko Veselinoviq, komentoi mospjesëmarrjen e Milena Ivanoviçit në përkujtimin e burrit të saj të vrarë Oliver Ivanoviq.
Veselinoviq e ka ofenduar gruan e Oliver Ivanoviqit duke e quajtur atë “grua-djall”.

“Me një grua të tillë, Oliveri nuk kishte nevojë për një armik, një grua që disa muaj pasi i ishte vrarë bashkëshorti vërtitet nëpër klubet e Beogradit e nuk vjen në përvjetorin e burrit të vet të vrarë, është grua-djall”, shkruan Veselinoviç në llogarinë e tij të Twitter.

Dje, udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia” Oliver Ivanoviç u përkujtua në Varrezat e Reja në Beograd.

Në përkujtim kanë marrë pjesë anëtarët e familjes, me përjashtim të gruas së tij Milenës. Në përkujtim të Ivanoviqit kanë marrë pjesë politikanët opozitarë serbë, si Dragan Gjiilas, Zoran Lutovac, Borko Stefanoviq, Boris Tadiq, si dhe deputetët Gjorgje Vukadinoviç dhe Slavica Ristiç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here