Veseli: Vlerën e bashkëjetesës fetare kemi për obligim ta bartim te gjeneratat

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka vizituar xhaminë “Haxhi Veseli” në Mitrovicë.

Vizita në këtë xhami është bërë për shkak se këtu i kryen ritet fetare prindi Fazliu, andaj kryekuvendari Veseli nga këtu dhe përcolli mesazhin e festës së Fitër Bajramit për besimtarët islam, duke i uruar për paqe, mirëqenie dhe përparim.

“Ne kemi trashëguar vlerën e bashkëjetesës fetare nga prindërit tanë, prandaj ne kemi për detyrim që këtë traditë të shkëlqyer të tolerancës, e cila është edhe traditë evropiane, ta përcjellim tek fëmijët tanë. Kështu, ne do t’i bëjmë ata që të ndjehen krenarë me ne dhe me shtetin e tyre”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here