Veseli thotë se statusi i “Trepçës” do të gjej zgjidhjen më adekuate

0

 

PRISHTINË, 9 SHKURT – Projektligji nr. 05/L-09 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike, do ta rregullojë çështjen e “Trepçës” konform kërkesave dhe nevojave të vendit dhe të vet minatorëve, ka thënë sot kryeparlamentari Kadri Veseli, në një prononcim pas mbledhjes së kryesisë së Parlamentit të Republikës së Kosovës. Ai i ka porositur në veqanti minatorët që vetëm të punojnë, ndërkaq për pozitën e kombinatit do të gjejnë zgjidhjen më të mirë institucionet. “Trepçës dhe do t’i rikthehet shkëlqimi të cilin e ka pasur dikur” është zotuar Veseli duke thënë se do të zgjerohen edhe kapacitetet e këtij kombinati. Më 12 shkurt kur është vendosur të shqyrtohet për herë të parë projektligji për ndërmarrjet publike Veseli ka thënë se do të merren vendime me rëndësi. Por deputetja nga Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se neni 11.3 i këtij projektligji lejon që për rastin e “Trepçës” e të tilla raste të pyeten edhe komunat. “Neni 11.3 është pengesa jonë”, ka theksuar ajo. Ismet Beqiri nga LDK-ja ka tërhequr vërejtjen se vet nxjerja në agjendën e kuvendit për “Trepçën” flet për seriozitetin e qeverisë aktuale. Beqiri ka kërkuar nga Qeveria e Republikës që ta sqaroj çështjen e nenit diskutabl, 11.3 për t’i hequr dilemat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here