Veseli: S’kemi pretendime territoriale ndaj Serbisë, por nëse ajo ka, atëherë edhe ne do të kemi

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se qasja e tij sa i takon dialogut me Serbinë është që Kosova nuk ka pretendime territoriale në raport me Serbinë, por nëse Serbia ka, atëherë edhe Kosova do të ketë.  

Ai ka folur kështu të mërkurën, pas takimit që e ka ftuar për dialogun me Serbinë.

“Ne e kemi Kushtetutën, e kemi territorin, shumë qartë, por nëse flisni për taktikat e dialogut, ditën kur presidenti serb e vë në pyetje një centimetër të tokës së Kosovës, atëherë do të bëjme pyetje për të gjitha pretendimet të cilat i kemi.  Presheva, Medvegja e Bujanovci janë territore shqiptare dhe nuk heqim dorë prej shqiptarëve tanë, të cilët janë atje. Por nuk kemi pretendime as për shkëmbim territoresh, as për korrigjim, por për shqiptarët tanë kemi pretendimet tona”, ka thënë Veseli.

Ai ka kujtuar se si nxënësit shqiptarë në tri komunat janë duke u terrorizuar në planin arsimor, ku u thuhet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vrarë civilë serbë, duke u shprehur se është e kundërta, dhe se kanë qenë forcat ushtarake e policore të Serbisë ato që kanë vrarë civilët në Kosovë.   

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here