Veseli: Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës

0

Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai ka folur të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. 

“Merreni si diçka pozitive, ne jemi me Amerikën me perëndimorët, e fqinji ynë në veri po tenton të kaloj mirë me perëndimorët. Putini pas një takimi me Thaçin, i ka thënë të njëjtat gjëra edhe pas atij me Vuqiçin, pra Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë shumë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së këtë vit”.

Të enjten në Beograd ka qëndruar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here