Veseli: “Rënia e Murit të Berlinit shënoi fitoren e lirisë mbi ideologjitë totalitare

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar kryetarin e Bundestagut të Gjermanisë, Norbert Lammert, me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit dhe bashkimit të Gjermanisë.

“Rënia e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, 25 vite më parë, shënuan në Evropë fitoren përfundimtare të lirisë mbi ideologjitë totalitare. Kjo mundësoi që projekti i Evropës së lirë e të bashkuar të bëhet projekt i të gjithë popujve evropianë. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë vlera të këtij projekti madhështor”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Veseli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here