Veseli: Problemet e Maqedonisë nuk janë problem i Kosovës

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka komentuar sa i përket ngjarjeve të fundit që ndodhen në Kumanovë.

Edhe pse sipas Veselit problemet e Maqedonisë nuk janë probleme të Kosovës, ai tha se ndjejnë dhembje me ato familje që janë prekur nga konflikti në Kumanovë por që respektojnë sovranitetin e shtetit fqinjë Maqedonisë.

Ai gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare ka folur edhe për Gjykatën Speciale, por nuk ka pohuar e as mohuar që kjo e fundit do të dal në seancë plenare me 21 maj.

Por, shtoi se është e rëndësishme që të jetë një unitet dhe ta ruajnë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare.

/KosovaPress/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here