“Veseli po i respekton vendimet e kryesive te mëparshme rreth muraleve”

0

Vendimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli lidhur me muralet në hollin e Kuvendit është vazhdimësi e bartur formale e qendrimeve të katër legjislaturave të mëparshme të lidhur me këtë çështje.

“Shumë nga ata që sot po bëjnë zhurmë rreth muraleve, kanë qenë vet pjesë vendimarrëse në formësimin zyrtar të po këtyre qëndrimeve. Kryetari Veseli nuk ka qenë pjesë e këtij qëndrimi të mëhershëm zyrtar.

Në këtë kontekst, kryetari Veseli ka qenë i obliguar të respektojë qëndrimet zyrtare të kryesive të deritanishme të Kuvendit, deri në një vendimmarrje të re.

Zgjidhja aktuale është e përkohëshme, ashtu siç janë edhe artistikisht shumë të diskutueshme, nga profesionistët e artit, muralet në hollin e Kuvendit!

Kryetari Veseli, do të propozoj një konferencë me profesionistë të fushës së artit me qëllim që në muret e Kuvendit të Kosovës të prezantohen vepra me vlera të vërteta artistike, kombëtare dhe universale.

Historia dhe identeti ynë kombëtar është tepër i çmuar, prandaj as nuk mund të lihet në duart e joprofesionistëve, e as nuk mund të bëhet objekt i manpulimit për qëllime të politikës ditore”, thuhet në një njoftim dërguar mediave nga këshilltari i Veselit, Blerim Latifi. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here