Veseli paralajmëron për vitin e ardhshëm një Samit ndërkombëtar në Kosovë

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se gjatë ndjekjes së punimeve të asamblesë parlamentare Evropiano-Amerikanolatine (EUROLAT) ka pasur mundësi që të bisedoj për Kosovën me shumë deputetë të vendeve të ndryshme të Amerikës Latine që nuk e njohin vendin tonë.

Përveç iniciativës për të ndërtuar një grup parlamentar miqësor të deputetëve të vendeve të Ameriko-latine dhe atyre të Kuvendit të Kosovës, ai e ka cilësuar si arritjen më të madhe gjatë vizitës së tij, projektin e organizimit në Prishtinë të një takimi të rëndësishëm mes ministrave të jashtëm dhe kryeparlamentarëve të kësaj zone me homologët e tyre të Ballkanit.

“U dakorduam që vitin e ardhshëm Kosova të jetë vendi mikpritës i një samiti të nivelit të lartë mes Amerikës Latine, vendeve të Karaibeve dhe vendeve të Ballkanit dhe diskutuam për hapat që duhen ndërmarrë për ta bërë këtë aktivitet të mundur”, ka thënë Veseli.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here