Veseli: Opozita të reflektojë në votimin e Gjykatës Speciale

0

Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se draftligji për Gjykatën Speciale do të jetë në Kuvendin e Kosovës sapo të procedohet nga Qeveria.

“Ne presim nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të kemi draftligjin në rend të parë. Në momentin kur e kemi draftligjin e kemi atë materie. Deputetët do të japin mendimin e vetë, ajo çka mund të theksoj e cila është më qënësore ne duhet ta ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare në të njëjtën kohë duhet ta ruajmë konsensusin nacional, është sfidë nacionale kjo të cilën do ta kalojmë por gjithsesi me sukses Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta tejkalojë edhe këtë sfidë.”, tha Veseli për televizionin publik.

Kryeparlamentari Veseli i bëri thirrje opozitës që të reflektojë në votimin e Gjykatës Speciale pasi që sipas tij, ky nuk është problem i një partie politike.

“Unë besoj se do të reflektojnë të gjithë bashkarisht për arsye se kjo është sfidë e cila është për Kosovën nuk është e drejtuar kundër një partie të caktume është e drejtuar kundër vlerave më sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përkatësisht luftës sonë dhe udhëheqjes së kësaj lufte. Ne duhet t’i tregojmë botës se kemi gatishmëri të ballafaqohemi me drejtësinë në të njëjtën kohë duhemi t’i tregojmë edhe botës se lufta jonë ka qenë e drejtë”, tha Veseli.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here