Veseli: Njohja e Kosovës nuk ndikon negativisht në interesat gjeopolitike të Izraelit

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ambasadori Levy sipas një njoftimi nga Kuvendi i Kosovës i ka përcjellë kryetarit Veseli interesimin e vazhdueshëm të qeverisë së tij për zhvillimet në Kosovë. Kryetari i Kuvendit, Veseli, sipas njoftimit e ka potencuar nevojën që përveç bashkëpunimit në mes dy vendeve respektive, në nivele të ndryshme, Izraeli të lëvizë drejt njohjes së shtetit të Kosovës. “Përkundër opinionit se ende nuk janë pjekur rrethanat për njohjen nga Izraeli, është e qartë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka asnjë efekt negativ në interesat gjeopolitike të Izraelit”, ka vlerësuar kryetari Veseli. Para takimit, kryeparlamentari Veseli dhe Levy, e kanë vizituar memorialin e vendosur në vendin ku dikur ka qenë sinagoga e Prishtinës dhe kanë vendosur nga një tufë lulesh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here