Veseli në Reçak: Të thellojmë partneritetin me SHBA-të dhe BE-në

0

Sot, në 17-vjetorin e masakrës së Reçakut, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Masakra e Reçakut” dhe në nderim të viktimave, vendosi një buqetë lule.

Duke e cilësuar 15 janarin ditë dhimbjeje dhe krenarie, kryetari Veseli theksoi se përveç përkujtimit për të rënët, të cilët dhanë gjithçka që ne sot të gëzojmë lirinë, institucionet e Republikës së Kosovës janë të obliguara të punojnë çdo ditë rreth këtij ideali.
“Në këtë ditë të veçantë, i duhet bërë thirrje edhe ndërgjegjes njerëzore, e cila unifikoi bashkësinë ndërkombëtare, duke ftuar Konferencën e Rambujesë, pas së cilës pasoi intervenimi i NATO-s, si një arsye shtesë për të vazhduar dhe thelluar më tej partneritetin me SHBA-në dhe BE-në”, theksoi me këtë rast kryetari Veseli.

2016_01_15_Recak_1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here