Veseli: Kurr s’kam qenë në Beligrad, e as që më merr malli për të shkuar

0

Kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se Kosova do të hyjë në dialog me Serbinë bashkërisht me miqtë ndërkombëtarë, ndërsa vetë thotë se s’ka asnjë dëshirë që të ketë raporte me Serbinë.

Për ta dëshmuar këtë, Veseli ka treguar se asnjëherë nuk e ka vizituar kryeqytetin e Serbisë, Beogradin, të cilin ai e ka quajtur “Beligrad”, shkruan Express. 

Kryeparlamentari thotë se ata që po e bojkotojnë dialogun me Serbinë kanë flirtuar ndonjëherë me Serbinë, ndërsa thotë se krahu që ai përfaqëson nuk ka dashuri ndaj shtetit serb.

 “Neve s’na ka kapur dashnia me Serbinë. Se dihet saktësisht se s’kemi kurrfarë dashnie. Noshta dikush tjetër që sot po bojkoton, ka pasur kapak flirtim. Kurrë në Beligrad nuk kam qenë. Po flas publikisht. Edhe kurrë s’më ka marrë malli”, ka thënë Veseli për Indeksonline.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here