Veseli: Kosova është e vendosur që ta ruajë miqësinë me SHBA-të

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë pas takimit me ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, se vendimet e institucioneve të Kosovës për procese të rëndësishme, do të jenë në interes të qytetarëve dhe në koordinim të plotë me SHBA-në dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë. 

Por, Veseli nuk është treguar konkret nëse takimi ka përfunduar me ndonjë vendim rreth taksës 100% që Kosova ka vënë ndaj Serbisë. 

Nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë. 

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj sot patëm një takim tejet konstruktiv dhe diskutuam për sfidat që na presin gjatë këtij viti. 

Ne do të punojmë bashkë që vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, të jenë në interes të qytetarëve tanë dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë. 

Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here