Veseli ka takuar Rrustem Mustafën

0

Kryeparlamentari Kadri Veseli ndonëse e diel, e ka pritur sot në zyrën e tij Rrustem Mustafën-Komandant Remin, i cili para pak ditësh ishte në intervistim në Gjykatën Speciale.

“Ishte kënaqësi të pres në zyrën time, bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga. Qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale, është edhe një provë më shumë për luftën tonë të drejtë çlirimtare. Ne, nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse UÇK, nga fillimi në fund, qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë”, ka njoftuar Veseli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here