Veseli i thotë Zhbogarit se liberalizimi i vizave është prioritet nacional i Kosovës aktuale

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë e përgëzoi kryetarin Veseli për MSA-në, duke e konsideruar këtë një të arritur e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj në procesin e integrimeve evropiane. Zhgobar shprehu konsideratën e tij për institucionet e Kosovës, të cilat kanë shprehur përkushtimin për kryerjen e detyrave që dalin para tyre në këtë proces.
Kryeparlamentari Veseli, ndërkaq, falënderoi Zyrën e BE-së në Kosovë dhe drejtuesin e saj personalisht, për angazhimin e tyre në këtë drejtim, ndërsa konsideratë të veçantë shprehu edhe për deputetët e Parlamentit Evropian që janë vayhdimisht afër institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës. Liberalizimin e vizave, kryetari i Kuvendit e vlerësoi me rëndësi të madhe për Kosovën, veçanërisht për të rinjtë e saj, si një resurs tepër i vlefshëm i vendit.
Kryetari Veseli konsideroi se detyrat e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e kritereve në këtë proces janë të pashtyeshme, ndërsa vlerësoi se krahas kësaj, edhe faktori ndërkombëtar duhet të ndikojë pranë Bashkimin Evropian që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen.
“Procesi i liberalizimit të vizave mbetet prioritet nacional deri në realizimin e plotë të tij”, theksoi kryetari Veseli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here