Veseli: “Është moment i ri politik ky”

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është moment i ri në skenën politike të Kosovës.

“Republika e Kosovës është demokraci kushtetuese dhe mbi bazën e këtij parimi fundamental ne jemi të obliguar që të respektojmë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe vendimin e fundit mbi kushtetutshmërinë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky vendim përbën një moment të ri dhe të rëndësishëm për skenën politike  në Kosovë.

Ai krijon një hapësirë të re për reflektim të përbashkët dhe për qasje të përbashkët ndaj dialogut politik, si rruga e vetme për të hequr dilemat e ngritura, dhe për të garantuar stabilitetin politik e institucional të vendit.

Ky stabilitet mbetet kusht themelor në ecjen përpara të vendit tonë në rrugën e konsolidimit shtetëror, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Veseli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here