Veseli: Edhe sikur ta dija se jam i pari në listën e të akuzuarëve, do ta votoja specialen

0

“Edhe sikur ta dija se jam i pari në listën e të akuzuarëve nga Gjykata Speciale, do ta votoja atë”, ka thënë Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës në përpjekje për t’i bindur kolegët e tij të votojnë pro themelimit të speciales. “Nuk po na thotë ta themelojmë gjykatën as Rusia, as Kina, as Serbia, por SHBA-të dhe vendet e BE-së, partnerët tanë të luftës dhe të paqes”, është shprehur ai. “Po shprehet këtu druajtje se themelimi i gjykatës mund të cenojë sovranitetin e Kosovës por nuk e di çfarë sovraniteti do të ndërtojmë pa këta partnerë”, ka theksuar Veseli duke shprehur bindjen se edhe nëse votohet kundër gjykatës, nuk do të evitohet themelimi i saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here