Veseli e Thaçi vlerësojnë lart 2 Korrikun e vitit 1990

0

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se 2 korriku 1990 shënon anulimin e agresionit të Jugosllavisë. Ai është shprehur se ndihet i nderuar që prezent në sallën e Kuvendit janë deputetët të cilët kanë qenë prezent në vitin 1990 me leximin e kësaj deklarate.Kuvendi i Kosovës ka mbajtur  seancën solemne për nder të 25 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të Kosovës e cila u lexua me 2 korrik 1990.“Në këtë ditë 25 vite më parë delegatët e Kuvendit të Kosovës nxorën deklaratën Kushtetuese të Kosovës. Kemi nderin që sot ata deputetë i kemi këtu prezent të lirë. Barazi ose shkëputje ky ishte vullneti i lëvizjes shqiptare asaj kohe. Delegatët e Kuvendit të Kosovës përmes deklaratës Kushtetuese anuluan agresion e Jugosllavisë. Me 1999 ne nuk fituam vetëm lirin por fituam edhe rreshtimin në anën e drejtë të demokracisë. Për ne ku rreshtim është dhe do të mbetet vlerë e pacenueshme ndërkombëtare”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se 2 korriku i vitit 1990 është akt historik.

Ai në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, në një postim në Facebook, ka shkruar se kthesa historik e nisur nga gjeneratat e kaluara , filloi ta marrë formën që nga 2 korriku i vitit 1990.

“Dita e sotme na kthen në kujtesë 25 vite më parë, për të përkujtuar momentet e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990”.

“Një akt historik ky i delegatëve tanë, që ishte edhe personifikim i aspiratave të popullit tonë asokohe për mëvetësi shtetërore e territoriale. Kthesa historike, e nisur nga shumë gjenerata me parë, filloi duke marrë formë që nga kjo kohë”, ka shkruar Thaçi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here