Veseli: Dialogu Kosovë-Serbi të mos jetë vetëm privilegj i elitave politke

0

Sot, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në prani të deputetëve të Kuvendit, përfaqësuesve të misioneve diplomatike e organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare, si dhe deputeteve nga Kuvendi i Republikës së Serbisë, është shfaqur dokumentari “Follow us” (i sponsorizuar nga Misioni i OSBE-së), i cili trajton rolin e grave në shoqëri dhe në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Hapjen e kësaj ngjarjeje e bëri kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili në fjalën e tij tha se Republika e Kosovës beson dhe punon në politikat e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e regjionit tonë, përfshirë edhe fqinjin e saj verior – Serbinë.
“Horizonti i dialogut me Serbinë duhet të zgjerohet. Pra, të mos jetë vetëm dialog politik dhe institucional, privilegj i elitave politike, por edhe dialog qytetar dhe kulturor, në fushën e shoqërisë civile”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me rëndësinë e dokumentarit dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në të cilin një rol të rëndësishëm bartin gratë përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë, foli kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu-Kodra.
“Follow us’ është guxim i grave për të nisur projekte jopopuliste. Prandaj sot është është një ditë reflektimi e angazhimi për sfidat që kemi përpara, me që sot nis një qasje ndryshe për të zgjedhur problemet tona të përbashkëta”, theksoi ajo.
Folën edhe deputetja Teuta Sahatqija, deputetja e Parlamentit të Serbisë, Maria Obradoviq dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here