Sopi: Milaim Zeka më tha se Thaçi, Veseli e Haliti, kanë paguar “Stupcat” për skeçin me UÇK-në

0

Veprimtari i çështjes kombëtare, Sejdi Sopi ka thënë se gazetari Milaim Zeka ka kërkuar nga ai që të shkruaj se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Xhavit Haliti, kanë paguar ‘Stupcat’ për skeçin ‘Plani strategjik’ 476000 Euro, një TV 1 milion Euro dhe 76000 Euro një tjetër e shumë të tjerë”.

“Për këtë, z. M. Zeka thotë se argumentet e faktuara i ka në dorë”, ka shkruar ndër të tjera Sopi.

Këto të dhëna Sopi i ka prezantuar pas akuzave që i ka bërë ai ndaj gazetarit Milaim Zeka për shkak të qëndrimeve rreth humorit të “Stupcave” me UÇK-në.

 

Më poshtë mund të lexoni adresimin e plotë të veprimtarit Sejdi Sopi në Facebook:

 

“ASNJE SHQIPTAR NE RRUZULLIN TOKESOR, NUK KAM VULLNET TA OFENDOJ, ME SE PAKU MILAIM ZEKEN!

Dje në profilin tim privat, Milaim Zeka më adresoi ofendime të rënda, për shkakun që në shkrimin e datës 04. 01. 16, Milaimin e kritikova, për mënyrën joadekuate të përkrahjes së “stupcave” lidhur me skeçin e përfolur. Pa modesti e them, njerëzorja dhe vendosmëria ime imponuan që Milaimi ta ulë tonin dhe bisedën ta kalojmë nga e shkruar në telefon. Në bisedën e gjatë telefonike (ai më telefonoi), i sqaruam shumë keqkuptime dhe bisedën e zhvilluam rreth problemeve të shumta në Kosovë, si rezultat i të cilave doli rasti i “Stupcave”. Jam i mendimit që, po ta sqaronte me kohë Milaimi arsyen pse i përkrahu “Stupcat” në atë mënyrë, nuk do të kishte kundërshtime po përkrahje. Kam shumë për të thënë, por, kësaj radhe po përkufizohem në kërkesën e Milaimit që të shkruaj këtë. Po e citoj: “Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Xhavit Haliti, kanë paguar “Stupcat” për skeçin “Plani strategjik” 476000 Euro, një TV 1 milion Euro dhe 76000 Euro një tjetër e shumë të tjerë” . Për këtë, z. M. Zeka thotë se argumentet e faktuara i ka në dorë. Nëse këto të dhëna të Milaimit janë të faktuara, do të duhej të del dikush dhe të ushtrojë kallëzim penal kundër përsonave në fjalë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, për shtytje të vëllavrasjes mes shqiptarëve të Kosovës. S. Sopi, 07. 01. 16”

 

Ky është adresimi paraprak i Sopit rreth qëndrimeve të Milaim Zekës për humorin e “Stupcave”:

 

“Mos e hidhëroni Milaim Zekën, se sahora iu del në krah atyre që po i akuzon sot, të cilëve dje, ua bënte hyzmetin! Gjithë ata që punojnë dhe njihen mirë me Milaimin, s´mund të pretendojnë që e njohin më mirë se unë. Milaim Zeka sot i mbronë “Stupcat”, pas do ditëve do t´i shanë. Milaimi tërë jetën po e kalon duke notuar në moçalet e politikës kosovaro-shqiptare, pa arritur kurrë në finishin e imagjinuar. Milaim Zeka ka të drejtë, po e theksoj, ka të drejtë t´i mbrojë “Stupcat”, por nuk e nderon ta kalojë jetën degë më degë, kurrë i papërcaktuar. Bashkëfshatari i Milaimit paska patur të drejtë kur gjatë një vizite në Obri në vitin 2000 më patë thënë: “Mos ia nigoni fjalët Milaimit se kurrë sakica nuk i pret me nji vend” S.S. 04. 01. 16.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here