Veprimtari Hysen Gega i dhuron FSK-së donacion 10.000 euro

0

Sot ministri i FSK-së Haki Demolli, priti veprimtarin e çështjes kombëtare Hysen Gega nga fshati Sallagrazhdë i Suharekës.

Hysen Gega për shkak të veprimtarisë së tij kombëtare ka qenë dy herë i burgosur dhe i dënuar nga ish shteti i Federatës Jugosllave, shkruan Express.

Në bazë të ligjit, ʺPër të drejtat e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” ai ka përfituar nga e drejta për të ‘kompensuar’ vitet e burgut.

Nga shuma e parave, Hysen Gega i ka bërë një dhurim (donacion) FSK-së prej dhjetëmijë (10 000) eurove. Me këtë rast Ministri Demolli çmoi lart kontributin e gjeneratave të më hershme, që kanë bërë shumë për çështjen kombëtare dhe çlirimin e vendit.

Veçanërisht ai çmoi lart aktin e dhurimit të shumës së cekur FSK-në, për institucion më të besueshëm dhe më të rëndësishëm të vendit. Ky akt i dhurimit është shumë i rëndësishëm, jo vetëm shumën e dhuruar, por edhe më i rëndësishëm për simbolikën dhe mesazhin që bartë në vete.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here