Veprimtari Haki Morina: Si e takova Ukshin Hotin dhe cila ishte porosia e Fatos Nanos për të

0

Veprimtari politik nga Kosova Haki Morina e kishte marrë një porosi nga kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, për veprimtarin politik të Kosovës, Ukshin Hotin. Nano kishte dëshirë ta takonte Hotin dhe i kishte kërkuar Morinës që t’ia bënte të ditur Hotit këtë. Këto detaje i ka nxjerrë Morina në një postim në rrjetet sociale ditën e përvjetorit të lindjes së Hotit. Morina tregon që gjatë viteve të nëntëdhjeta ishte e vështirë të takohej Hoti.

POSTIMI

Nje kujtim i shkurter me rastin e Ditelindjes se Ukshin Hotit!

Te vizitoje ne fillim te viteve 90-ta Ukshin Hotin. kete armik te deshmuar kunder pushtimit serb dhe “disident” te paperkulur te politikes pacifiste ne Kosove, ishte nje herezi jo aq e vogel, per shkak te opinionit negativ qe ishte krijuar ne ate kohe nga propagandes sistematike te poitikes pacifiste kunder tij dhe konceptit aktiv te rezistences kombetare!
Nje vit e ca pas arratisjes nga policia jugosllave ne drejtim te Shqiperise, ne nentor te vitit 1992, perseri permes maleve, u riktheva ne Kosove per nje qendrim te shkurter ilegal! Bashke me ish te burgosurin politik Halil Kuliqi dhe me dhenderrin tim Shefqet Elshani, rrezikova te udhetoja me tren nga Drenasi per ne Krushen e Ukshin Hotit!
Perveç deshires se natyrshme per ta takuar kete intelektual me permasa kombetare, une kisha nje obligim plotesues, per t’ia percjelle atij kerkesen e nje lideri politik te Shqiperise (Fatos Nano), i cili kerkonte qe Ukshin Hoti ta vizitonte Shqiperine, kerkese e cila nuk kishte si te zbatohej per shkak se atij, nga regjimi i Millosheviqit, nuk i lejohej udhetimi ne Shqiperi!
Ne dhomen e tij te pritjes, me mure te “mbuluara” nga te kater anet me raftet e mbushura perplot me libra, biseduam me ore te tera e per shume gjera! Kafet e sherbyera mezi arritem ti “sistemonim” ne tavoline, per shkak te grumbullit te librave e shenimeve te shumta qe kishte vene ai ne tavoline e tij! Ai ne kete rast, iu pergjigj kerkeses sone qe te prezentoj para nesh rrethanat politike te atehershme duke shpalosur pikepamjet e tij te njohura politike e filozofike dhe duke iu pergjigjur pa asnje ngurrim edhe shume pyetjeve qe ia shtronim ne!
Thjeshtesia prej njeriut te madh ra ne sy edhe gjate ndarjes, ne fund te asaj te paharrueshme me diell! Ai na percolli deri ne stacionin e autobusve, i cili ishte mjaft larg nga shtepia e tij, duke na thene ne fund: “te fala Drenices”!
Urime Ditelidja i pavdekshmi Ukshin Hoti

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here