Veprimtari Haki Morina shkruan poezi për Beg Rizajn

0

Veprimtari i çështjes kombëtare  Haki Morina i ka kushtuar një poezi Beg Rizajt, për të cilin u raportua se është vrarë në Kumanovë. Morina është ish i burgosur politik në vitet e 80-ta si dhe një nga bashkëthemeluesit e Forumit Eurosocialist në Shqipëri gjatë viteve të nëntëdhjeta. Morina ka botuar edhe disa libra të fushës së Publicistikës dhe të Letërsisë. Poezia e tij e fundit është lexuar shumë në rrjetin social Facebook, ku edhe e postoi ai.

Poezia

BEG RIZA I LIRISE

Në atë lagje aty brenda
Beg Riza i lirisë
si luani me shtatë zemra
i dhe shpirtin Shqipërisë

Nuk ka fjalë që të thuhet
s’ka si të ketë asnjë fjalë
veç me gjak mund të shkruhet
at’ që shkruajte ti o djalë

Si në kohë të spartanëve
tridhjetë trima me tremijë
derdhet gjakun e dardanëve
që të mbijë përsëri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here