Vepra “Miliarderi” rikthen Veton Surroin pas 17-të vitesh në Beograd

0

Dy shifra përkonin me prezantimin e Veton Surroit në Beograd, i cili në mesditën e së hënës po merrte pjesë në promovimin në gjuhën serbe të librit “Miliarderi”, në kuadër të festivalit kulturor “Mirëdita, Dobar Dan”.
Ai para të pranishmëve ka treguar se në Beograd po prezantohet pas 17 viteve, dhe pikërisht ky prezantim përkon me datëlindjen e babait të tij, i cili, nëse do të ishte gjallë, sot do të ishte 86 vjet.
Dhe prezantimin e tij nëpërmjet librit që është përkthyer në gjuhën serbe nga Shkëlzen Maliqi, Surroi e ndërlidhi edhe me investimin e babait të tij në këtë fushë, sikurse që e ndërlidhi edhe me Beogradin.
“Lidhja me Beogradin është ai , ai ka ardhur këtu për të studiuar i cili ka përfunduar juridikun, më pas është marrë me diplomaci dhe gazetari në Beograd”, ka thënë më pas Surroi, i cili për babain e tij, Rexhai Surroin ka specifikuar se është një ndër shqiptarët e rrallë që ka studiuar në Beograd. “Është kthyer më pas në Kosovë dhe ka punuar ne themelimin e Universitetit të Prishtinës.”Gjuha shqipe nuk do të jetë e sharraxhinjëve por e shkencës dhe kulturës”, ka cituar fjalinë e njohur të Rexhai Surroit duke theksuar se pikërisht me prezantimin e librit “Miliarderi”, janë në Beograd, e shkruar në gjuhën e sharraxhinjëve por që ka ndryshuar në Beogradin e tanishëm.

Kult Plus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here