Venezuelë: Maduro, e ka kërcënuar me burgim liderin e opozitës, Juan Guaido

0

Presidenti zyrtar i Venezuelës, Nicolas Maduro, e ka kërcënuar me burgim liderin e opozitës, Juan Guaido. Ky kërcënim po vlerësohet si përpjekje e Maduros për ta frikësuar Guaidon, në mënyrë që ai të tërhiqet nga kërkesa për marrje të pushtetit.

Duke folur para përkrahësve të tij, Maduro e shtroi pyetjen se sa do të qëndrojë Guaido në mandatin e tij virtual. “Deri në vitin 2025? Apo deri në burgim me urdhër të gjykatës supreme të drejtësisë?”, shtoi ai, duke iu referuar mandatit të tij gjashtëvjeçar, pasi kishte pranuar një varg kritikash ndërkombëtare.

Diplomatët janë shprehur të befasuar që Guaido nuk është arrestuar ende, dy javë pas deklarimeve për rrëzim nga pushteti të presidentit aktual. Megjithatë, shumë nga ta mendojnë se lirinë e Guaidos po e garanton kërcënimi që Shtetet e Bashkuara ia kanë bërë Venezuelës, sipas të cilit, arrestimi i Guaidos do të ketë pasoja për Maduron.

Këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka thënë se dhuna dhe përndjekja e Guaidos ose udhëheqësve tjerë opozitarë do të paraqiste shkelje të rëndë të sundimit të ligjit dhe do ta merrte reagimin e menjëherëshëm të Shteteve të Bashkuara.

Në anën tjetër, mediet shtetërore të Venezuelës i kanë shpeshtuar sulmet ndaj Guaidos dhe përkrahësve ndërkombëtarë të tij, duke thënë se ata po e vendosin Venezuelën pranë rrezikut të luftës, shkruan “The Guardian”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here