Vendimi i CAS: Ja pse iu dha fitorja Shqipërisë

0

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka zbardhur arsyet pse i dha tre pikët në tavolinë Shqipërisë për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd.

CAS, i cili rrëzoi kështu vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Apelit në UEFA (23 Tetor 2014 dhe 2 Dhjetor 2014), shprehet në vendimin e publikuar para pak minutash në faqen e saj në internet se, paneli i CAS vërtetoi se nuk ka asnjë provë që tregon se Kombëtarja shqiptare refuzoi të rikthehej në fushën e lojës pas një urdhri të nxjerrë nga arbitri. CAS nuk mundi të vërtetojë se arbitri dha një urdhër të tillë, të drejtpërdrejtë dhe të pakushtëzuar ndaj lojtarëve për të rifilluar ndeshjen në bazë të një vendimi se siguria ishte vendosur në stadium.

vendimin e CAS flitet edhe për futjen në fushë të 15 mijë tifozëve serbë si dhe për hedhjet e fishekzjarrëve që ndërprenë ndeshjen në minutën e 41.

CAS le në fuqi gjobën prej 100 mijë eurosh për FSHF-në për shkak të dronit të lëshuar mbi stadium. /albeu.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here