Vendi i murgeshave

0

Reportazh nga fshati Murgull i Podujevës

RITA ÇITAKU

Jo shumë larg qytetit të Podujevës gjendet një fshat malor e shumë piktoresk. Dikur kishte shumë banorë, të cilët merreshin kryesisht me Blegtori e Pylltari, kurse sot numri i atyre që banojnë në këtë fshat është shumë i vogël. Mustaf Halili, tani një banor jo i përhershëm i këtij fshati e nisë rrëfimin e tij, i cili kombinohe me gjëmimin e lumit që e ndanë oborrin e tij në dy pjesë dhe të relakson pa masë. Fshati Murgull në anën Perëndimore kufizohet me Shalën e Bajgorës, kurse me shtetin fqinj, Serbinë në anën veriore. “Si rrjedhojë e pozitës gjeografike ka përballuar shumë luftra, popullata e kësaj ane njihen si njerëz që nuk kanë lëshuar me asnjë kusht tokën e vet” shprehet ai. Ai thotë se vetëm atëherë kur Serbia u bashkua me aradhat bullgare kanë mundur të shkelin fshatin tonë. Fshatarët janë shperngulur dy herë nga fshati për t’u rikthyer pastaj në shtëpite e tyrë të bëra shkrumb e hi.

Shkolla e parë në vitin 1945

Pasi që murgllasit janë kthyer në fshat pas luftës, në vitin 1945 është hapur edhe shkolla e parë. Në ato shtepitë e ndërtuara nga gurët e nga balta, pra në odat e fshtarëve është mbajtur mësimi. Dëshira e madhe e murgllaseve për arsim ndikoj që edhe përkundër okupatorit e kushteve të rënda, aktiviteti mësimor të zhvillohej. Objekt shkollor nuk kishte deri tani pas luftës së vitit 1999. Shkolla e këtij fshati është ndërtuar në vitin 2004. Është një shkollë e vogël e rrethuar nga një oborr i madh e i gjelbëruar, por fatkeqësisht numri i nxënësve që ndjekin mësimet në këtë shkollë është i vogël. Sipas Mustaf Halitit kjo gjendje ka ardh nga kushtet e vëshira të popullsisë së kësaj treve, të cilët janë detyruar të shpërngulen për në vendet më të rrafshta.

Qendër e Ilirëve

Teksa ecje nëpër fshat të shoqëronin cicërimat e zogjëve dhe një puhi e lehtë ere. Pak më tej në rrënzën e malit shiheshin disa shtëpi të vogla pothuajse të rrënuara. Aleksandër Stipčević, arkeolog shqiptaro-kroat dhe ilirolog në një vepër të tij ka cekur se Murgulla ka qenë në mes të tjerash edhe qendër e njohur ilire. Ne fshat ka qenë edhe Kisha Katolike në të cilën kanë shërbyer mbi 50 murgesha. Dhe mendohet që nga aty e ka marrë emrin Murgull (Murgesh-Murgull). Murgulla për vitë me radhë ka qenë djep i traditës dhe i kulturës. Nga disa pronarë të trojeve në këtë fshat thuhet se gjatë gërmimeve në disa metra thellësi janë gjetur themele të vjetra. Kjo ndoshta edhe mund ta vërtetojë se Murgulla në të kaluarën ka qenë qendër Ilire.

Livadhi i kaprojve

Fshati Murgull është fshat kryesisht malorë, ku 70% e fshatit është malore e 30% tokë bujqësore. Pamja e këtij fshati është ajo që të lë mbresa të mëdha. Malet, kodrat, fushat, lumi që e ndanë fshatin në dy pjesë ia japin këtij vendi një bukuri magjepsëse. Mustaf Halili tregon se edhe jeta shtazore e këtij fshati është shumë e pasur. “Pothuajse të gjitha shtazët jetojnë këtu, si derrat e egër, lepuri, kaprolli, ujku e deri vonë edhe ariu, por që më nuk jeton në këto treva” shprehet Halili. Në të kaluarën në këtë fshat numri i kaprojve ka qenë i madh dhe një livadh këtu e ka marrë emrin “Livadhi i kaprojve”, i cili sot e atë ditë e mban këtë emër.

Njerëzit po ikin

Përkundër bukurive natyrore dhe freskisë që të dhuron ky fshat, njerëzit po largohen. Kjo po ndodhë për shkak të kushteve jo të mira ekonomike të banoreve të kësaj zone. Deri vonë fshati Murgull nuk ka qenë i elektrifikuar dhe as nuk ka pas rrugë të asfaltuar. Kjo ka ndikuar që banorët e zonës të zbresin në pjesët më afër qytetit dhe me kushte më të mira.

reportazhi1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here