Vëllau i Komandant Malishevës: “Gjendja e të arrestuarve e rëndë”

0

E rëndë është gjendja e personave të arrestuar shqiptarë që po mbahen në burgjet e shtetit të Maqedonisë. Këtë e ka thënë Dardan Krasniqi, që është vëllau i Muhamet Krasniqit- Malishevës, i cili është një nga të arrestuarit pas rastit të Kumanovës. “Gjendja e luftetarëve në burgjet e regjimit serbomaqedon të vizituar sot nga familjaret është teper e rëndë, tē torturuar rrahur e keqtrajtuar mbi 36 orë në stacione te policisë të plagosur e me plagë. Nuk janë vizituar nga asnjë institucion, përfshirë ambasadat, Ombduspersoni, OSBE, mjek etj. Gjithë ashtu gjendja teper e keqe ne burgje po vazhdon!… përderisa personeli diplomatik hesht. Megjithatë ata po mbahen”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here