Vëlla e motër arrestohen për vrasjen e një 34-vjeçari në Tiranë

0

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Arben Gjecit, pasditen e djeshme në Bastari i Mesëm, Tiranë. Viktima u godit në kokë disa herë me sende të forta dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. Fillimisht autorët e krimit tentuan ta raportojnë ngjarjen si aksidentale, por që me pas rezultoi vrasje.

Për  ngjarjen në fjalë janë arrestuar tre persona; autori E.Cani 31-vjeç, E.Cani 20-vjeçe, që është motra e autorit dhe akuzohet për fshehje të ngjarjes dhe D.K. 29-vjeç, i cili gjithashtu akuzohet për fshehje të ngjarjes dhe prodhim e shitje të kanabisit, pasi iu gjet një sasi e vogël në banesë gjatë kontrollit.

Sipas burimeve të Report Tv nga grupi hetimor, viktima Arben Gjeci kishte pasur një lidhje me motrën e autorit E.Cani 20-vjeçe. Por vëllai i 20-vjeçares ishte kundër kësaj lidhje dhe në momentin që i ka gjetur bashkë e ka goditur të riun me sende të forta në kokë duke e plagosur rëndë dhe hedhur në rrugën e fshatit. Gjithmonë sipas burimeve nga grupi hetimor, pas kontrolleve policia ka gjetur edhe rrobat e viktimës pranë banesës së familjes Cani. I arrestuari si autori i dyshuar i vrasjes nuk e ka pranuar akuzën para grupit hetimor.

Filimisht u raprtua se se ngjarja kishte si motiv pasionin pasi viktima dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e njërit prej të dyshuarve. Sipas burimeve të policisë ngjarja ndodhi kur 34-vjeçari u gjet brenda në banesën bashkë me nusen e autorit të dyshuar. Në këtë moment ai u godit disa here me sende te forta nga disa prej familjarëve të cilët e kishin ruajtur teksa ai ishte futur në banesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here