Veljanovski e Jankullovska i quajnë deputetët shqiptar, “indianë”, BDI e quan këtë “nivel të ulët të komunikimit”

0

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanovski në një bisedë telefonike me ministren e brendshme Gordana Jankullovska, i ka fyer deputetët shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë duke i quajtur ata “indianë”. Biseda e cila ishte përgjuar dhe mandej është publikuar nga LSDM në media ka zgjuar reagime në radhët e BDI-së shqiptare në parlament. Në një reagim të BDI-së mënyra e komunikimit mesd dy zyrtarëve të lartë shtetëror quhet “nivel i ulët i komunikimit”.

Biseda: Jankullovska-Veljanovski
Ej, fol Gorde.
Alo, ç’kemi, si je kryetar?
Jam në rrëmujë, e di si është, me indianë…
Sot të alarmuam.
Po be.
Unë pikërisht shkaku i kësaj të lajmërohem. Ademi më tha se këtë me gjuhët e kanë nënshkruar dhe e kanë dorëzuar si ligj.
Po, po. Po ua bëmë, e nënshkruam, dorëzuan. Tani ua dhashë edhe për flamujt, edhe atë e nënshkruan, dhe atë autentiken.
Ashtu. Dhe gjithçka në pjesën tone është formale…
Me indianët gjithçka është në rregull. Po me të maqedonasve…
Hahaha, me tanët… …me indianët maqedonas çfarë do bëj nesër, hahaha.
Hahaha. Tani me tanët, ne…punën e tyre…
Me indianët tanë maqedonas…
Abe ç’do të thotë mallkimi, kështu…Leje se ju jep diçka që nuk do tua japësh, të vjen vështirë për atë, lëre se të kritikojnë, dhe të kritikojnë për diçka që edhe ti personalisht nuk pajtohesh me të, po edhe duhet tua përgatitësh…sikur të ishim të dënuar nga Zoti. Hahaha.
Prandaj u thashë, të paktën ata të nënshkruajnë…
Po, po. Faktikisht me ata gjithçka është pastër.
A? Me indianët është pastër.
Po, po. Me indianët kryesor.
A?
Them me indianët kryesorë është pastër, tani me tanët.
Me tanët…

“Njerëz me nivel të ulët komunikimi që vetë duhet të mbajnë përgjegjësi morale dhe politike”, kështu u është kundërpërgjigjur BDI kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski dhe ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska. Talat Xhaferi, koordinator i Grupit Parlamentar të BDI-së ka thënë se fakti që Jankullovska dhe Veljanovski deri tani nuk u distancuan nga bisedat e publikuara, le të kuptohet se ato janë autentike. “Normal që nuk pajtohemi me ashtu mënyre komunikimi. Ne si deputet jemi angazhuar që të përmbushim përcaktimet tona programore dhe të kryejmë punën tonë, të cilën na e kanë besuar zgjedhësit tonë dhe për këtë arsye mendojmë që koment më të thukët dhe më të tepër s’do përpos konstatimit edhe një herë se është nivel i ulët i komunikimit, në veçanti kur bëhet fjalë për bartës të funksioneve, nëse vërtetohet autenticiteti i bisedës se janë ata. Por, fakti që nuk distancohen ndoshta e flet edhe e vërteton këtë që them se është niveli i ulët i komunikimit dhe përgjegjësia qoftë morale etike, ju takon atyre që komunikojnë me atë nivel”, ka thënë Talat Xhaferi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here