Veliu: Rugova kishte burrërinë, vendosmërinë, diplomacinë dhe urtësinë…

0

Në 74 vjetorin e lindjes së Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së bashkë me miq dhe bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te varri i tij.

Në emër të kryesisë së LDK-së, ka folur nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

z. Veliu ka vlerësuar lartë figurën e Rugovës dhe në këtë ditëlindje të tij ka theksuar tipare të karakterit të tij si burrërinë, vendosmërinë dhe diplomacinë e urtësinë e tij me të cilat i bëri për vete popullin e Kosovës dhe gjithë botën.

“Rugova ishte Presidenti i parë i Kosovës, i cili ëndrrat shekullore të popullit për liri, pavarësi e demokaci i projektoi bukur dhe i udhëheqi ato deri në realizimin e tyre.
Padiskutim Ibrahim Rugova ishte arkitekt i pavarësisë së Kosovës”, ka thënë z. Veliu.

Kryesia e LDK-së, pas homazheve kanë vizituar edhe Familjen Rugova.

Në emër të kryesisë së LDK-së ka folur sekretari i përgjithshëm, z. Ismet Beqiri i cili ka vlerësuar lartë punën, jetën dhe veprën e Presidentit Rugova.
Z. Beqiri gjithashtu ka theksuar mungesën që ka lënë Rugova pas vdekjes së tij, sidomos në sfidat e sotme në të cilat po kalon vendi.

Znj. Fana Rugova ka falenderuar kryesinë e LDK-së për vizitën dhe ka falenderuar LDK-në për punën që është duke e bërë, partinë të cilën e themeloi Presidenti Rugova.

Presidenti i Kosovës, i cili mbeti në histori për politikën dhe vlerat e larta të tij, ka lindur më 2 dhjetor 1944 dhe ka vdekur më 21 janar 2006.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here