Veliu, opozitës: Çdo gjë në rrugën e duhur, jo dorëheqje të Qeverisë

0

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i është përgjigjur sot kërkesës së tri partive opozitare për dorëheqje të qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Sipas Veliut, qeveria nuk ka asnjë arsye të jap dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai këtë kërkesë të opozitës me shumë e sheh si mundësi për t’iu afruar pushtetit.

“Opozita është dashur para tre apo katër muajsh kur ia ka nis me hedh gaz lotsjellës në Kuvend, që të bëjë një kërkesë të tillë. Në fakt gjitha ajo rrëmujë dhe gaz lotsjellës po del të jetë bërë me qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje, e jo për ndonjë kauzë siç janë thirrur ata”, ka thënë Veliu për ORAinfo.

Ai ka këmbëngulur se nuk ka asnjë arsyeje që Qeveria të jap dorëheqje, pasi sipas tij, Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës.

“Çdo gjë është në rrugën e duhur, janë institucionet të cilat e garantojnë funksionimin e shtetit në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi dhe gjithherë duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. prandaj, nuk kemi nevojë që të shkojmë në zgjedhje tani sepse nuk ekziston një arsye e fortë”, ka thënë Veliu.

Sidoqoftë, Veliu ka theksuar se LDK është e gatshme për zgjedhje kurdo që të mbahen ato.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here