Veliaj: “Projekti ‘TAP’, që sjellë gazin nga Azerbajxhani, mundësi fantastike punësimi për mijëra veta nga Shqipëria e Kosova”

0

Ministri i Mirëqenjes Sociale dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Erion Veliaj gjatë vizitës në Kosovë, dje ka bërë me dije se “Shqipëria po përgatitet për një projekt shumë të madh”. “Është projekti ‘TAP’ që do të sjellë gazin nga Azerbajxhani nëpërmjet Shqipërisë për në Itali, ku Shqipëria do të duhej të rekrutojë mijëra saldatorë dhe prej shumë këtyre zonave me papunësi, marrja e një zanati të tillë në Gjakovë apo në Prizren ose edhe stafeve që do të vijnë për të punuar nga Kosova është një mundësi fantastike ekonomike që ne duhet ta shfrytëzojmë nga tani deri më 2020 që do të jemi pjesë e këtij projekti”, ka theksuar Veliaj. Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe integrimit në lëminë e punësimit, aftësimit profesional dhe pensioneve mes dy vendeve, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi dhe homologu shqiptar, Erion Velijaj kanë diskutuar dhe janë pajtuar për modalitetet dhe hapat që duhet ndërmarrë në vitin 2015. Është diskutuar në veqanti rëndësia e bashkëpunimit në fushën e aftësimit profesional, veçmas në komunat që shtrihen në zonën kufitare. Është diskutuar dhe është arritur marrëveshja që pala kosovare të angazhohet në heqjen e lejës së punës për qytetarët shqiptarë, si masë reciprociteti për ate që qeveria shqiptare tashme e ka bërë për qytetarët e Kosovës. Palët i kanë përmbyllur tri marrëveshje bashkëpunimi në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe pensioneve si dhe janë zotuar që puna në fushat tjera me interes reciprok të vazhdojë në grupe teknike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here