Veliaj i dorëzon presidentes Jahjaga “Çelësin e Tiranës”

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka rezervuar një pritje Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit”. Në takimin e zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj dhe Jahjaga kanë biseduar rreth krijimit të kushteve për forcimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj e siguroi Presidenten Jahjaga për angazhimin e Bashkisë së Tiranës për shtimin e marrëdhënieve me Bashkinë e Prishtinës dhe theksoi se një nga fushat ku mund të bëhet më shumë është shkëmbimi i eksperiencave midis të rinjve.

Ndërsa Jahjaga është shprehur se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të fokusohen edhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit të qyteteve.

Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të Presidencës. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali; kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak: Shezai Rrokaj dhe Klodeta Dibra, si dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here