Veliaj e largon një të ri me sindromin “daun” nga takimi, reagon edhe Berisha VIDEO

0

“Nje akt çnjerezor i ministrit te ndihmes personale”.

Kështu e niste reagimin e tij Sali Berisha, i cili i referohej mediave sociale, të cilat sipas tij “njoftojne se ne takimin e “Mr Fallcit”, apo ministrit te mireqenies personale me qytetaret, ka ndodhur nje ngjarje e paimagjinueshme. Eshte perzene me force dhe dhune nga takimi, nga stafi i Erion Velise nje i ri i njohur se vuan nga sindroma daun por qe me vemendje dhe krejtesisht i qete po degjonte fjalet e atij qe deri dy jave me pare ishte minister edhe per personat me aftesi te kufizuar”.

Sipas Berishës “Largimi me force nga takimi i ketij te riu, ishte nje lendim dhe traume shume e pamerituar psiqike per te riun qe ndjehej mire duke ndjekur aktivitetin e Veliajt. Por ky akt i padenje dhe çnjerezor, eshte nje fyerje dhe lendim per te gjithe personat me aftesi te kufizuar, perpjekjet e tyre per integrim, familjaret e tyre, madje mbare shoqerine”.

“Ne te gjithe boten e qytetrruar, jo perjashtimi nga aktivitetet dhe jeta publike i te smureve me Daun apo autizem por angazhimi dhe integrimi i tyre eshte praktika konstante dhe e njerezishme e sjelljes nda tyre”, – shtonte Berisha.

“Siç tregon video, stafi i Veliajt shtyn dhe largon me force te riun qe po degjonte qetesisht dhe me vemendje Veliajn. Kjo eshte fushate me moral jo qytetar”, – përfundonte ish-kryeministri.

https://www.youtube.com/watch?v=E__tx5D27d4

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here