Veçernje Novosti: Regjinë për desantin e ROSU-së në veri e bën britanikët dhe amerikanët

0

Me aksionin e djeshëm në veri të Kosovës, ku ROSU arrestoi 4 persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, “Prishtina e ka sjellë krahinën tonë jugore në prag të luftës”, shkruan “Vecernje Novosti” i Beogradit.

Sipas këtij mediumi “Prishtina filloi të zbatojë skenarin më të errët që paralajmëruan shërbimet e sigurisë serbe për muaj me radhë”.

Sipas këtij mediumi, ky skenar nënkupton që shqiptarët, me ndihmën e aleatëve të fuqishëm, përgatisin një strategji lufte për kapjen e veriut të Kosovës duke provokuar një destabilizim për të cilin do të akuzohen serbët dhe Beogradi.

Sipas informatave jozyrtare të “Novostit”, udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës në këtë plan kanë mbështetjen e ambasadës së Britanisë së Madhe, por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me të cilët ata janë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të cilët dyshohet se po “e dirigjojnë” këtë veprim të Prishtinës./Portali Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here