Veçanti që mbase nuk i keni ditur për Holandën

0

Holanda është një vend evropian që identifikohet më shpesh me tulipanë, mullinj me erë, djathë të mirë dhe futbollistë të shkëlqyeshëm. Shumëkush që e ka provuar e ka parë se kjo mbretëri nordike është një vend i këndshëm për të jetuar.

Brightside, duke vlerësuar avantazhet e jetës në këtë vend, rendit edhe 7 gjëra që mbase nuk i keni ditur për Holandën, kështu që le të fillojmë!

Nuk ka qen endacakë

Kur e lexojmë këtë, menjëherë mendojmë se sa mirë do të ishte që miqtë tanë me katër këmbë të gëzonin këtë status në çdo vend. Në fakt, kafshët, dhe veçanërisht qentë, janë shumë të mbrojtur në Holandë. Për qentë ka streha akomoduese me standart optimal. Kujdes, nëse dhuronin verbalisht apo fizikisht qenin tuaj, përfundoni në burg.

Shtëpi në kufi

Meqenëse Holanda nuk është e madhe dhe është e mbushur me njerëz, vëmendja i kushtohet fjalë për fjalë çdo pëllëmbë hapësire. Pra, në një pjesë në kufirin me Belgjikën, kufiri ndan fjalë për fjalë disa ndërtesa – në gjysmë, kështu që praktikisht mund të mburresh se je duke jetuar në dy shtete në të njëjtën kohë, madje në dy mbretëri.

Portrete në banjë

Mund të tingëllojë e çuditshme, por holandezët shpesh mbajnë portrete dhe foto të të dashurve të tyre në banjë. Më së shumti banjat në Holandë kanë mure të lyera dhe jo të mbuluara me pllaka deri në tavan siç bëhet rëndom në Shqipëri.

Rehati në radhë të parë

Megjithëse ne shpesh i identifikojmë Holandën dhe sidomos Amsterdamin me festa të çmendura harbimi është shumë e rëndësishme që të marrësh masa kur ke shkuar atje me pushime. Sepse pjesa më e madhe e dyqaneve dhe supermarketeve mbyllen ora në orën 18:00 edhe në verë kur atje errësohet pak para mesnatës.

Ushqim i shpejtë pak më ndryshe

Ndërsa hot-dog, hamburgerët janë pak a shumë njëlloj dhe të famshne kudo nëpër botë, në Holandë ato nuk janë askund aq të njohura sa patatet, të cilat bëhen në 100 mënyra. Një nga kombinimet e preferuara të holandezëve janë patatet me qepë, një paketë që mund të gjendet në shumë njësi të ushqimit të shpejtë.

Perde praktikisht nuk ekzistojnë

Kur e gjeni veten në Holandë, mos u bëni kurioz dhe mos shikoni njerëzit në dhomën e ndenjes ose dhomën e gjumit. Tradita për të mos vendosur perde në dritare daton që nga Mesjeta, kur çdo holandez dëshironte t’i tregonte një fqinji se nuk kishte asgjë për të fshehur. Ndaj zor se gjeni perde të mbyllura në Holandë.

Arka e Noa-s

E gjithë historia e Holandës bazohet në luftën e vazhdueshme me rritjen e niveleve dhe përmbytjeve, kështu që ata kanë bërë kohë më parë – kërkime. Sidoqoftë, nuk kishte rrezik, një banor i pasur i vendit ndërtoi një kopje të vërtetë të arkës së Noa-s, pranë qytetit Dordrecht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here