Vdiq këngëtarja e muzikës së lehtë Liliana Qavolli

0

Në orët e hershme të mëngjesit, në Prishtinë, vdiq këngëtarja e muzikës së lehtë Liliana Qavolli, e cila bëri një karrierë të gjatë jetësore dhe të punës në Radio Prishtinë, jo vetëm si këngëtare, por edhe si moderatore e disa emisioneve muzikore.

Ajo, bashkë me Nexhmije Pagarushën, i lanë vulën historisë së zhvillimit të këngës moderne shqipe në Kosovë, ku për dekada me radhë ushqyen shpirtin e dëgjuesve të shumtë me vlera të qëndrueshme artistike.

Çdo histori për këngën argëtuese në Kosovë, nuk do të mund të shkruhet asnjëherë pa emrin e Liliana Qavollit, e cila në jetën muzikore të Kosovës solli vlera të një niveli me barasvlerë europiane në muzikën shqiptare, madje në një kohë shumë të vështirë. /KosovaInfo/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here