Vdiq elektricisti nga Puka, u rrah për mbifaturim

0

Ka ndërruar jetë elektricisti nga Puka, Bajram Hyseni i cili u rrah para një muaji, për shkak të detyrës. Punonjësi i OSHEE-së kishte marrë plagë të rënda nga goditjet me mjete të forta duke mos arritur të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 dhjetor të vitit që lamë pas, në fshatin Zvin të Pukës, ku Bajram Hyseni, me detyrë elektricist pranë zyrës së OSHEE, kishte shkuar të priste faturat e energjisë elektrike.

Ai është rrahur barbarisht nga shtetasi Petrit Marashi, 44 vjeç, tashmë i vënë në pranga, në kohë që po lexonte sahatin e familjes së këtij të fundit. Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes mundësoi transportimin e  punonjësit të OSHEE drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku fatkeqësisht mundi të mbijetojë vetëm 1 muaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here