Vdes shkrimtari gjerman, nobelisti Günter Grass

0

Fituesi i cmimit Nobel për letërsi, Günter Grass, vdiq në moshën 87 vjeçare.

I lindur në vitin 1927 në Gdansk të Polonisë, Grass u bë i njohur si zëri i gjeneratës gjermane që u rrit pas Luftës së Dytë Botërore, e cila po përballej me barrën e fajit të krimeve të nazistëve.
Në vitin 1959 ai shkroi romanin “Daullja e llamarintë”, duke nxitur reagime në shoqërinë konservatore të Gjermanisë perëndimore, para se të shndërrohej në sukses ndërkombëtar.

Romani u përkthye në shumë gjuhë dhe në bazë të tij u xhirua edhe një film.
Dyzet vjet më pas, ai mori çmimin Nobel për letërsi.

Qyteti i tij i lindjes kishte ushtruar ndikim të vazhueshëm në përmbjatjen e librave të tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here