Vdes pasi i pi 25 gota vodkë

0

Studenti brazilian Humberto Maura Fonseca, 23 vjeç ka vdekur menjëherë pasi ka konsumuar 25 Vodka Shots në 60 sekonda gjatë një gare.
Studenti 23-vjeçar i cili studionte në Universitetin “Julio de Mesquita” , ishte
i përfshirë në një garë që u organizua nga disa studentë të tjerë.
Menjëherë pas pirjes së 25 gotave ai ishte shprehur që ndihej keq dhe në vend ka rënë për tokë.
Fonseca është dërguar menjëherë në spital nga shokët e tjerë studentë por ai nuk mbijetoi dot sepse ndërroi jetë gjatë rrugës.
Garuesit e tjerë janë vënë aktualisht në kujdes kritik.
“Një keqardhje e madhe për vdekjen e këtij djaloshi të ri. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe shokët e tij”, tha universiteti në një deklaratë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here