Vdes Omar Sharif

0

Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, Omar Sharif.

Aktori është bërë i njohur me rolet në filmat klasik Lawrence of Arabia dhe Doctor Zhivago, transmeton Klan Kosova.

Në fillim të këtij viti, agjenti i tij kishte treguar se ai është diagnostifikuar me sëmundjen e alzheimer.

“Ai ka ndërruar jetë këtë mesditë në spitalin në Kajro, pas një sulmi në zemër”, është shprehur Kenis.

Aktori me prejardhje egjiptiane, ka fituar dy çmime Golden Globe dhe një nominim për Oscar për rolin e tij si epik në Lawrence of Arabia në vitin 1962.

Tri vite më pas ai e fitoi edhe një Golden Globe për rolin te Doctor Zhivogo.

 

Sharif kishte filluar karrierën në Egjipt, në vitet 1950.

sharif

Ai e ka fituar çmimin e karrierës në Venice Festival në vitin 2003.

sharif2

Ai është pensionuar pasi që është diagnostifikuar me Alzheimer.

sharif3

 

Role të tjera të rëndësishme ishin roli i tij përkrah Barbara Streisand në filmin e saj të parë Funny Girl, si dhe roli i të dashurit të Jule Andrews në The Tamarind Seed.

Ai gjithashut ka luajtur role të figurave të vërteta që janë portretizuar në ekran, në mesin e tyre Genghis Khan dhe revulucionarit Che Guevara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here