Vdes nobelisti suedez i Letërsisë, Tomas Transtromer

0

Tomas Transtromer nuk është më gjallë. Poeti suedez dhe fituesi i çmimit Nobel për letërsi vdiq të premtën në moshën 83 vjeç.

Transtromer vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër. Lajmin e ka bërë me dije Anna Tillgren, zëdhënëse e botuesit të veprës së shkrimtarit me nam “Bonniers”.

Ai është i njohur për poezinë e tij surreale e lirike, ndërsa është përkthyer në më shumë se 50 gjuhë, teksa ka ndikuar shumë poetë në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikë.

Ai kishte qenë i nominuar për çmimin Nobel për çdo vit që nga viti 1993, dhe më në fund fitoi në vitin 2011. Akademia suedeze e kishte arsyetuar këtë vendim duke thënë se Transtromer kishte marrë çmimin Nobel, “sepse nëpërmjet imazheve të tija të kondensuara e të tejdukshme, ai na jep një qasje të freskët të realitetit”.

Transtromer mbeti pjesërisht i paralizuar pasi pësoi një goditje më 1990, gjë që ia vështirësoi atij të folurën, teksa vazhdoi që të shkruajë.

Transtromer debutoi në moshën 23 vjeçare me përmbledhjen “Seventeen Poems”, ndërsa më vonë e ndau koh ën n ë mes t ë poezis ë dhe punës si psikolog.

Në koleksionet e tij të njohura, si ajo “ Ëindo ës And Stones” e vitit 1966, Transtromer përdorur metafora të përfytyruara për të përshkruar misteret e mendjes njerëzore, derisa pjesa tjetër e punës së tij i kushtohet natyrës, historisë dhe vdekjes.

Ai la pas gruan e tij, Monikën, dhe dy vajzat e tyre e Emma dhe Paula.

Poeti shqiptar që jeton në Suedi, Shqiptar Oseku, thotë se shoqëria suedeze po e përjeton humbjen e tij me anë të konsideratës së shprehur për të pas marrjes së lajmit që ai më nuk është.  “Vdekja e Transtrëmerit është marrë si kumt zije në mbarë Suedinë, tv e radio i braktisën programmet e rregullta, gazetarët raportojnë si të kish vdekur mbreti. Cfarë respekti për Poetin!”, ka shkruar Oseku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here