Vdes në male një skitar në Zvicër

0

Një skitar ka humbur jetën të mërkurën në një aksident që ka ndodhur në regjionin Val d`Arpette mbi Orsiere në Zvicër. Ai ishte rrëzuar rrugës tatëpjetë kodrës Point d`Orney dhe pastaj ishte zvarritur rreth 1000 metra, ka njoftuar Policia e Kantonit Valis. Në fund, skitari nuk mundur t`u përballojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë, shkruan srf.ch.

I riu 28 vjeçar ishte nga Friburgu. Ai së bashku me dy alpinistë tjerë kishte pushtuar majen e malit. Rrugës tatëpjetë ai ishte nisur duke i mbajtur skitë në duar dhe kishte rrëshqitur.

I lënduar rëndë skitari ishte bartur nga specialistët e Maison du Sauvetage dhe ishte transportuar me helikopter në spital.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here