Vdes në aksident komunikacioni deputeti Velimir Rakiq

0

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një aksident trafiku që në Leposaviq ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture civile. Lëndime trupore në këtë aksident sipas policisë ka pësuar një mashkull serb i cili ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Spitalin e Mitrovicës. Derisa policia nuk e ka dhënë identitetin e të vdekurit burime të tjera kanë konfirmuar se i vdekuri është deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Velimir Rakiq. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka thënë po ashtu për Radion Evropa e Lirë se aksidenti ka ndodhur kur makina me të cilën udhëtonte Rakiq të mërkurën mbrëma është përplasur për një kamion. Shoferi i kamionit nuk është lënduar, ndërsa hetimet në lidhje me aksidentin kanë nisur, ka konfirmuar Hoti. Kuvendi i Republikës së Koosvës sot e ka nisur seancën plenare me një minut heshtje për deputetin e vdekur. Velimir Rakiq ka qenë i lindur më 1952 në Soçanicë të Leposaviqit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here